“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmure dhe vajzën e sëmure po ashtu, me sëmundje të keqe në koke. Kam vajzën tjetër të vogël që s’ka kush ma çon në shtëpi. S’kam marre asnjë shpërblim. Kam shtëpinë pa pllaka. E ndjej veten shumë të renduar aq sa të vras veten. Janë akuza të shpifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë. S’kam patur leke t’i paguaj vajzës ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie. I kam çuar një shoku një thes miell se s’kishte me çfarë e merrte dhe i thashë mos me thuaj me ashtu se kushedi si merret, në rregull më tha. Si qenka, unë kam folur me një në lagje. Kam qenë në shërbim me përpara dhe sa shkova në shtëpi duke ngrëne buke me arrestuan. Jam shume i zhgënjyer me ketë qe me është bërë”.

Ishte ky rrëfimi i bërë para togave të zeza nga efektivi i FNSh-së Ardian Locin, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore në Shkodër për asgjësimin e kanabisit.

Ardian Loci nuk ka pranuar para gjykatës akuzat ndërsa ka shpërthyer në lot gjatë seancës, por trupi gjykues e la në “arrest me burg”.

E njëjta masë sigurie është vendosur edhe kryepleqtë e Njësisë Administrative Pult, Dritan Lisja dhe Gjin Lushi. Sipas hetimeve këta dy persona ishin të angazhuar në kultivimin dhe përpunimin e kanabisit në zonë. Gjithashtu ata nuk kanë kryer detyrën për të njoftuar policën se në zonat e tyre po kultivohej droge.

Seanca ka vazhduar duke shqyrtuar një nga një dhe vlerësimet e masës së sigurisë dhe për 13 të arrestuarit e tjerë të këtij aksioni. Ata janë kryesisht kultivues të kanabisin në zonë të cilët kishin mbjellë sipërfaqe të mëdha më kanabis. /tvklan.al