ledri

Ndoshta kjo është pyetja që i shkon ndërmend të gjitha fanseve të tij femra. Nuk është as një bjonde e as burne, personi që ndan dhomën me këngëtarin Ledri Vula.

Në një foto të shpërndarë në rrjetin e tij Instagram, artisti tregon se kush shtrihet në krevatin ngjitur me të dhe që është këngëtari tjetër kosovar, Ermal Fejzulluhu.

Duket se djemtë , që janë miq të mirë prej vitesh nuk ndajnë bashkë vetëm skenë, por dhe dhomën, sa herë që ata kanë koncerte të përbashkëta./tvklan.al