Aktorja amerikane Shannen Doherty, ka tronditur publikun dhe fansat e saj me deklaratën e bërë gjatë intervistës së dhënë në emisionin “Good Morning America”.

Me lot në sy ajo u shpreh se lufta me kancerin e gjirit i është rikthyer sërish, ndërsa 6 vite më parë arriti që ta mposhte.

48-vjeçarja tha se këtë herë kanceri është më agresiv.

“Jam në fazën e katërt, kanceri më është rikthyer sërish. Jam e tmerruar”. /tvklan.al