Mësimi nis normalisht në të gjithë vendin, disa shkolla nuk u hapën për shkak të numrit të ulët të fëmijëve

Oborret e shkollave u pushtuan sërish nga zërat e fëmijëve. Në të gjitha qytetet e vendit nisi viti i ri shkollor.

Në Shkodër mësimi nis normalisht ndërsa në banka u ulën për herë të parë 1401 nxënës. Në këtë bashki në arsimin parauniversitar mësojnë rreth 16400 fëmijë.

Viti i ri shkollor nisi normalisht edhe në qarkun e Lezhës. Pas pushimeve të verës, nxënësit u kthyen sërish në shkollë ndërsa klasën e parë e nisën 1242 fëmijë në të gjithë qarkun. Ndërkohë këtë vit në klasa të 10 janë të regjistruar 1395 nxënës.

12 godina arsimore nuk i hapën dyert këtë vit për shkak se janë në proces rindërtimi në Durrës. Janë rreth 4700 nxënës janë të detyruar ta zhvillojnë mësimin në shkolla pritëse ndërsa në disa shkolla dhe gujimnaze mësimi bëhet me 2 turne.  Në të gjitha shkollat e Durrësit mësojnë këtë vitn rreth 29 mijë nxënës.

Në qarkun e Korçës këtë vit do të ulen në banka për herë të parë 250 fëmijë më pak ndërsa Pogradeci është bashkia me rënien më të madhe. Në disa fshatra shkollat janë mbyllur ndërsa nxënësit kanë shkuar në shkollat më të afërta.

Të gjitha shkollat janë hapur edhe në qarkun e Fierit ndërsa disa prej tyre janë shkrirë për shkak të mungesës së nxënësve. Nga të dhënat nga zyra arsimore  numri i nxënsve që janë ulur për

1110 fëmuijë kanë nisur klasën e parë ne Elbasan 60 më pak krahasuar me një vit më parë. Disa shkolla në këtë qark nga mbyllur për shkak të numrit të nxënësve.

Edhe në Vlorë mësimi ka nisur normalisht ndërsa në disa shkolla edhe këtë vit mësimi do të zhvillohet me 2 turne.

Klan News