“Më ndihmoni të shpëtoj vajzën”,

është kjo lutja e një nëne, e cila ka humbur dy fëmijë dhe tashmë i është drejtuar botës për të kërkuar ndihmë, për të shpëtuar jetën e vajzës së vogël që po lufton me kancerin.

Tianna ishte bekim për Lacie – Ann Gray kur erdhi në jetë, pasi gruaja e humbi fëmijën e parë si pasojë e një aborti spontan, ndërsa të dytin pak pasi e solli në jetë.

Sot, vajza e saj e vetme, 3 – vjeç, është diagnostikuar me kancer në veshka, duke bërë që zemra e nënës së saj të mbushet me hidhërim dhe që ajo t’i drejtohet të panjohurve për ndihmë.

Mjekët i thanë 28 – vjeçares, e cila jeton në Montego Bay të Xhamaikës, se nuk mund të bëjnë më asgjë për të Tiannën.

tiannaa

3 – vjeçarja, sipas mjekëve, është shumë e vogël për operacionet dhe mund ta shpëtojë vetëm një mrekulli.

E diagnostikuar me sarkomë të veshkave

(një tumor shumë i rrallë dhe prek kryesisht fëmijët apo adoleshentët)

, mjekët e zbuluan atë në 2014 – ën, pasi gjetën një masë kancerogjene në stomakun e të voglës.

Pasi i hoqën një prej veshkave, gjendja e saj u përkeqësua dhe që prej asaj kohe ajo nuk mund të ecë.

Nëna e Tiannës kërkon që ta çojë të bijën në një tjetër spital, me shpresën se dikush, diku, mund t’i shpëtojë asaj jetën./tvklan.al