Thomas Strakosha pritet të qëndrojë te Lazio deri në 2022. Portieri i Kombëtares ra dakord me klubin italian sipas mediave vendase, por drejtuesit e klubit nuk e konfirmojnë ende një fakt të tillë. Marrëveshja e re do të ketë edhe trefishin të pagës, 300 mijë euro në sezon.

Thomas Strakosha ka luajtur deri më tani 10 ndeshje me ekipin e parë, duke përfituar nga dëmtimet e vazhdueshme të Federico Marchetti. Paraqitjet e tij këtë sezon janë vlerësuar duke fituar besimin e drejtuesve të klubit. 21-vjeçari u transferua te Lazio në vitin 2012, duke qenë fillimisht pjesë e ekipit të të rinjve.

Thomas Strakosha është aktivizuar edhe me Salenitana sezonin e kaluar. Ai u huazua nga Lazio për të fituar përvojë.

Tv Klan