Mediat serbe pretendojnë se kanë identifikuar autorin e ngritjes së mjetit fluturues që shfaqi flamurin me hartën e Shqipërisë Etnike gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Gazeta “Kurir” shkruan se ai është Ismail Morina që ka një lidhje me vëllain e Kryeministrit Edi Rama.

Në artikullin e ditës së hënë kjo e përditshme ka publikuar foton e Olsi Ramës dhe jo të Ismail Morinës që është bërë personazh publik në Shqipëri duke pozuar edhe më personzhë të njohur.