Mbledhja e qeverisë mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave serbe.

Gazeta

“Novosti”

shkruan se “

Nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e Madhe”.

Gazeta gjithashtu shkruan se qeveria e Tiranës provokoi Serbinë duke i bërë akuza të pavërteta.

“Rama në mbledhjen e dy qeverive akuzoi Serbinë për agresion ndaj të ashtuquajturës “Kosovë”. Të dyja palët bashkojnë doganat dhe lehtësojnë kalimet kufitare”,

shkruan “Novosti”.

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë u finalizua me arritjen e 9 marrëveshjeve, të cilat do të kenë ndikim në regjimin doganor dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve.

Brenda 6 muajve pritet të bëhet unifikimi doganor, duke eleminuar kontrollet e dyfishta dhe tarifat mes shqiptarëve në dy krahët e kufirit dhe po ashtu zerim i taksave.

Ndërsa “Kurir” e quan një “Skandal” atë që ndodhi në Pejë mes dy qeverive.

“Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, kryeministri shqiptar dhe ai kosovar, shënuan aktin përfundimtar në krijimin e një Shqipërie të Madhe. Të dy ata u mblodhën dje në Pejë me kabinetin e qeverive të tyre dhe pas një sesioni të përbashkët, ata thanë hapur se janë në lëvizje për të realizuar ëndrrën e unifikimit të Shqipërisë dhe Kosovës”

, shkruan “Kurir”.

Sipas “Kurir” e gjitha mbledhja ishte një provokim i hapur për Serbinë.

“Rama vazhdimisht fliste për Serbinë, duke përdorur dhe shprehjen “What the fuck”.

Por, pas këtyre marrëveshjeve, reagoi dhe ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott. Heqjen e tatimit për Shqipërinë dhe shtimin e taksave për Serbinë, Skot i konsideroi si vendime diskriminuese.

Kyle Scott:

“Kosova është një shtet i vetëm dhe vendosja e një tarife diskriminuese  në njërën anë të vendit kundër pjesës tjetër të vendit është një propozim tepër i pazakontë”

.

/tvklan.al