megan foxAktorja Megan Fox është një ndër femrat më të dëshiruara jo vetëm në Hollywood, por në mbarë botën.

Nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e aktorit Brian Austin Green, Megan në një intervistë për “Cosmopolitan” ka folur për marrëdhënien e saj në çift, duke zbuluar edhe disa sekrete të jetës në shtrat.

Aktorja ka thënë se të jesh nënë e dy fëmijëve, sigurisht që sjell ndryshime të zakoneve  në dhomën e gjumit, por të jesh edhe çift i famshëm, kjo e komplikon situatën.

Megan ka thënë se gjithnjë është e shqetësuar për shkak të ndjekjes nga paparacët dhe ka frikë se mos një ditë ata do të fotografonin atë dhe bashkëshortin e saj në një nga momentet e tyre intime.

“Brian është një njeri i famshëm, kështu që ai kurrë nuk ka pasur marrëdhënie seksuale në vende të çuditshme, e njëjta gjë vlen edhe për mua, unë kam frikë edhe kur jemi në një dhomë hoteli. I mbyllim perdet, madje prapa derës vendosim ndonjë mobilje ose objekt të rëndë në mënyrë që të bllokojmë derën. Kemi gjithmonë frikë se dikush mund të na shohë” – ka rrëfyer aktorja për “Cosmopolitan”.

Por këto nuk ishin të vetmet detaje që rrëfeu.

Aktorja 28-vjeçare ka thënë se bashkëshorti i saj është “shumë bujar” në sferën intime.

Aktorja këshillon se “para së gjithash duhet të gjejmë njeriun që na do edhe kur jemi në momentet tona më të këqia, pasi është e pamundur që të jesh e bukur dhe tërheqëse çdo ditë”.

M.Sejdini