Në Itali është arrestuar një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të SPAK, “Revanshi”, ku u lëshuan 51 urdhër-arreste.

Klan News raporton se është vënë në pranga Ilia Ndoka, pjesë e grupit të ish-deputetit Arben Ndoka.

SPAK lëshoi 51 urdhër-arreste javën e kaluar kur goditi 7 grupe kriminale.

Me arrestimin e sotëm shkon në 21 numri i personave të arrestuar, ndërkohë që në kërkim janë 29 të tjerë.

/tvklan.al