9 nga 14 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e cila kështu konfirmoi masën e sigurisë të caktuar në mungesë. Këta persona në bashkëpunim me 30 të tjerë të shpallur në kërkim, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

Në seancën e zhvilluar këtë të diel, avokatët e të akuzuarve kundërshtuan arrestimin e urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme, pasi sipas tyre nuk provohet nëse janë ato personat që kanë komunikuar në platformat SKY dhe Encrochat, nga ku mori indicie SPAK.

Nga 50 urdhërarreste të lëshuara nga SPAK, vetëm 20 prej tyre janë ekzekutuar, 6 prej të cilave jashtë vendit.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Gjatë aksionit Prokuroria e Posaçme njoftoi gjithashtu dhe sekuestrimin e parave kesh dhe pasurive në vlerën e 4.5 milionë eurove.

Tv Klan