Dukesha e Sussex shprehet se njerëzit kanë harruar humanizmin në disa pjesë të sferës mediatike dhe dixhitale

Dukesha e Sussex Meghan Markle, ka kritikuar “toksicitetin në dukje të pafund” të mediave sociale, duke zbuluar se ajo ishte në shënjestër të “ngacmimit dhe abuzimit” ndërsa ishte shtatzënë me Archie dhe Lilibet.

Meghan gjatë një paneli me njerëz të profilit të lartë në Austin, Teksas u shpreh se njerëzit kanë “harruar humanizmin” në disa pjesë të sferës mediatike dhe dixhitale.

“Pjesa më e madhe e bullizmit dhe abuzimit që po përjetoja në rrjetet sociale ishte kur isha shtatzënë me Archie dhe me Lilin. Ju thjesht mendoni për këtë dhe vërtet mbështillni kokën rreth asaj duke menduar se pse njerëzit do të ishin kaq të urryer, kjo shkon përtej mizores”, u shpreh Meghan.

Ajo tha se tani mban distancë nga komente të tilla për mirëqenien e saj. Një tjetër shqetësim që Meghan ngriti është se gratë në mbarë botën kanë një lloj urrejtje tepër të madhe të cilën e shfaqin nëpërmjet platformave sociale kundrejt njëra-tjetrës dhe sipas kësaj çdo grua duhet të gëzohet për atë që ato arrijnë në jetë.

“Nuk mund ta kuptoj këtë. Nëse po lexoni diçka të tmerrshme për një grua, pse e ndani atë me miqtë tuaj? Nëse do të ishte shoqja, nëna apo vajza jote, pse vazhdoni t’a bëni këtë”, theksoi ajo.

Duka i Sussex dhe Meghan janë kritikuar rëndë, veçanërisht në shtypin britanik pasi u tërhoqën nga Familja Mbretërore. Paraqitjet publike të çiftit kanë qenë të pakta që kur ata u transferuan në Kaliforni dhe krijuan Fondacionin Archeëell. 

Meghan ishte për herë të fundit në Angli në shtator 2022 dhe deklarata e saj e fundit vjen gjatë një periudhe kur Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer dhe Princesha e Uellsit Kate Middleton po rikuperohet pas një operacioni të vështirë.

Klan News