Memaliaj – Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e  Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Qafa e Ujkut”, Njësia Administrative Buz , Memaliaj u konstatuan dhe u asgjësuan në 4 parcela  800 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Përroi i Dokaj “, Luftinjë 2 , Memaliaj , u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela 2 000 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al