Menyja e Vitit të Ri që s’duhet të mungojë në asnjë tavolinë shqiptare



Darka e Vitit të Ri në vendin tonë është një nga ato festa e cila mbledh pranë tryezës të gjithë familjen, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Gjyshet tona dhe më pas nënat, gatuanin një ditë të tërë për të ngrënë 3 apo 4 ditë radhazi.

Më poshtë po ju tregojmë një meny tradicionale të kësaj feste. Edhe pse tradita është lëkundur pak pas viteve ’90, themelet kanë ngelur po ato.

Antipasta ose ndryshe pjata e parë

Pjatë miks– Nuk mund të mungojë në tavolinat më tradicionale shqiptare një pjatë e përbërë nga patatet e skuqura, djathi i bardhë, specat gogozhare (turshi), vezët e ziera etj. Të gjitha këto të vendosura bukur.

Saganaqi – Djathë dele kaçkavall i lyer me miell dhe i skuqur nga të dyja anët (ose i pjekur në furrë në tavë balte).

Qofte me mish të grirë dhe kroketa me patate – Mund të realizoni një pjatë mikse të përberë nga qofte dhe kroketa me madhësinë e një arre dhe mbase të vendosni një kruajtëse dhëmbësh mbi secilën prej tyre.

Miks proshuta dhe djathëra – Për tavolinat me tendencë më perëndimore. Mund të bashkoni 3­4 lloje djathërash dhe proshutash duke i shërbyer në mënyrë të këndshme.

Sallata

Sallata ruse – Është mbretëresha e tavolinës së Vitit të Ri! Në Shqipëri, përgatitet duke shtuar edhe rrepa të kuqe (ndryshe nga receta tradicionale), e cila i jep një ngjyrë mjaft festive. Sallatë patatesh me kos dhe qepë të njoma. Kjo sallate me një shije mjaft delikate, përgatitet me pak majonezë dhe pak kos të trashë grek.

Pjata e dytë

Përshesh me gjel deti – Vështirë të mungojë në çdo tavolinë! Sipas traditës së çdo vendi, mund ta përgatisni me miell gruri (kulaç) apo miell misri (bukë misri).

Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me salcë dhe garniturë) – Për ato familje që duan të devijojnë paksa nga shija tradicionale e këtij shpendi të shijshëm.

Fileto gjel deti me kërpudha – Për të mos u rënduar shumë për festa, kjo është pjata e dytë që ne propozojmë.

Kofshë qengji me patate – Për të gjitha familjet që nuk e preferojnë shijen e gjelit te detit

Ëmbëlsira

Bakllavaja –Qëndron në krye të listës së ëmbëlsirave së bashku me Kadaifin me arra, shëndetlinë me mjaltë dhe Revaninë./tvklan.al

Kategori
KuzhineTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione