migrena

Ndodh shpesh që njerëzit të cilët vuajnë nga migrena, të ndihen të friksuar herë pas here se kur mund t’i kapë dhimbja e kokës.

Ka disa mënyra për të parandaluar migrenën të fillojë.

Në një shkrim për The Huffington Post, Alene Brennan, një specialiste e eleminimit të migrenës sugjeron se çfarë duhet të bëni:

1 – Reagoni

Kur e kuptoni se jeni në ditën kur migrena mund të fillojë, mundohuni ta parandaloni atë sa më herët. Pini ilaçin sa më shpejt të jetë e mundur. Qetësohuni për disa minuta, në mëyrë që koka juaj të marrë fuqi dhe dilni për të bërë një shëtitje.

2- Përshtatuni

Bëni të pamundurën për të përshtatur ambientin që ju rrethon, në të mirë të shëndetit. Mos qëndroni pranë dritave të forta, mos qëndroni shumë para monitorit të kompjuterit, mbani telefonin tuaj pa zile dhe mbyllni derën e zyrës, në mënyrë që të shmangni zhurmat e kolegëve.

3- Shënoni prioritetet

Gjatë ditëve kur ju mund të jeni me migrenë është e nevojshme të bëni kompromis me veten. Veçoni prioritetet e ditës dhe përpiquni që të gjithë energjinë tuaj ta përqëndroni vetëm aty.

4- Hidratohuni

Mbani gjithmonë një shishe ujë pranë vetes. Sa më shumë të konsumoni, aq më shumë do të parandaloni migrenën.

5- Konsumoni ushqim

Mos i anashkaloni vaktet gjatë ditëve që mund të prekeni nga migrena. Edhe nëse nuk keni uri, konsumoni vakte jo të plota, por me ushqime që janë të lehta për tu tretur.

6 – Rikuperohuni

Në momentin që migrena ka kaluar, jepini vetes pak kohë të rrimerrni veten dhe energjitë për të punuar.

7- Parandaloni

Parandalimi është mënyra më efektive e eleminimit të migrenës. Mësoni se cilat janë ushqimet që nuk ju bëjnë mirë, stili i jetës që nuk duhet të bëni dhe mundohuni t’i eleminoni këto nga përditshmëria juaj. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të rikuperoheni.

tvklan.al