Një pjesë e skuadrave shqiptare po përgatiten në Antalia ku po shikojnë edhe lojtarët e rinj. Te Kukësi mbrojtësi Simon Rrumbullaku është vlerësuar nga trajneri Ernest Gjoka me paraqitjen e bërë ndaj Basaksehir. Ekipi që kryeson Superligën zyrtarizoi edhe një afrim, mesfushorin brazilan Elton Cale.

Te Partizani pas afrimit të Mathew Boniface dhe Xhevahir Sukajt që pritet të zyrtarizohet, mediat sportive përmendin emrin e ish-lojtarin e Laçit, Marko Cetkovic. Skënderbeu që po plotësohet me kalimin e ditëve po provon disa lojtarë të huaj. Ata janë rumuni Cornel Petrescu, kandezi Hanson Boakai dhe nigeriani Charles. Vendimin për ta do ta marrë stafi teknik. Tirana po interesohet ende për Elis Bakajn. Pas largimit nga RNK Split po kërkon një ekip të ri, por zgjedhja e parë është jashtë Shqipërisë. Me Flamurtarin në Antalia është bashkuar edhe afrimi i fundit mbrojtësi, Ivan Jakovljevic.

Tv Klan