Ka marrë fund tmerri i një burri, i cili prej një viti jetonte me një tumor 22 kilogramësh në barkun e tij. 49 – vjeçari Shyamal Tirke nga India u bind nga banorët e fshatit se masa ishte shkaktuar nga një fantazmë që e kishte pushtuar.

Familja e tij e varfër e çoi burrin tek një ‘mjek shtrigash’, por sigurisht “kurat” e tij nuk bënë punë dhe familja e 49 – vjeçarit e mbylli atë në një dhomë.

Masa po i shtypte dalëngadalë organet dhe i shkaktonte të vjella sa herë që hante.

Tirke vuajti dhimbje të tmerrshme për jë vit, derisa më në fund ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati dy orë e gjysmë, për heqjen e tumorit.

Tirke u operua kur fqinjët i sugjeruan familjes së tij që ta çonin për një kontroll pa para në spitalin Seth Sukhlal Memorial, në perëndim të Bengal.

Skaneri zbuloi një masë gjigande malinje, të njohur si Retroperitoneal Liposarcoma.

Një grup i përbërë prej tre mjekësh shpenzuan dy orë e gjysmë për të hequr këtë kancer nga trupi i burrit. Mjeku Partha Sarathi Ghosh, që drejtoi operacionin tha se bëhej fjalë për një tumor tepër të rrallë.

49 – vjeçari mësohet se po rikuperohet dhe mësohet se shumë shpejt do të mund t’i rikthehet jetës së tij të përditshme./tvklan.al