Pavarësisht se është 36 vjeç, Lionel Messi vazhdon të japë shfaqje futbolli, por skuadra e tij Inter Miami nuk mundi t’ia dalë në Champions League të Amerikës.

Klubi i David Beckham u eliminua në çerekfinale pas humbjes në të dy ndeshjet ndaj meksikanëve Monterray.

Në Florida rezultati ishte 2-1 për skuadrën mike, ndërsa sfida e kthimit që u luajt mbrëmjen e djeshme përfundoi 3-1.

Gabime të shumta komprometuan ndeshjen e Inter Miamit, duke nisur me atë të portierit, Callender, i cili kaloi në avantazh vendasit në minutën e 30’.

Messi është në mosbesim, i cili nga kulmi i përvojës së tij duket se nuk mund ta pranojë një mungesë të tillë vëmendjeje dhe përkushtimi. Në fund, edhe përjashtimi i Jordy Alba komplikoi gjithçka, në një mbrëmje për t’u harruar.

Kjo ishte aventura e Inter Miami dhe messit në këtë kompeticion, i cili gjithsesi ishte ndër të paktët që shpëtoi, duke kontribuar në golin e vetëm të amerikanëve.

Argjentinasi dha assist për golin e Diego Gomez, pork jo ndodhi në minutat e fundit të takimit dhe pasimi I saktë shërbeu vetëm për të zgjatur rekordin e tetë herë fituesit të Topit të Artë.

Në çdo ndeshje që ka luajtur në vitin 2024 Messi ka shënuar të paktën një gol ose një assist për një total me 6 gola dhe 3 pasime.

Tv Klan