Kuqezinjtë përfitojnë nga hapi flas i Juventusit, mbajnë në presion Interin

Milan mban gjallë shpresat për titull në Serie A. Kuqezinjtë arritën të merrnin maksimumin në shtëpinë e Veronës, teksa fituan 3-1. Teo Hernandes ishte fantastik në deportimin në zonë, pasi kaloi me pak fat mbrojtësit dhe i vetëm përballë portierit gjeti rrjetën.

Në epërsinë e një goli, pjesa e dytë pa një Milan më dinak. Kristian Pulisiç shënoi për 2-0, për tu ngjitur në kuotën e 9 golave këtë sezon në kampionat. Amerikani realizoi golin e 5000 të Milanit në historinë e Serie A, diçka që e kishin arritur më parë vetëm Inter dhe Juventus.

Verona u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Naslin vlejti thjeshtë për statistikë. Goli i Çukueze lejoi Milanin për të shpërthyer në festë. Sulmuesi kishte shumë pak minuta në fushë duke gjetur edhe golin. Me këtë fitore, kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë me 62 pikë, për të mbajtur në presion Interin kryesues.

Vijon momenti negativ i Juventusit. Torinezët ndanë pikët me Xhenoan me shifrat 0-0 në një 90 minutësh ku nuk munguan rastet. Bardhezinjtë ishin ata më kërkues, duke gjetur edhe shtyllën, por që në fund u kënaqen me vetëm një pikë. Dushan Vlahoviç prishi qetësinë, pasi u ndëshkua me karton të kuq dhe humbet një ndeshje kyçe si ajo me Lazion.

Tashmë Juventus humbet kontaktet me kreun, që e shikon shumë larg, pasi në 8 duelet e fundit ka arritur vetëm një fitore dhe 4 barazime. Momentalisht, skuadra e Allegri qëndron në vendin e tretë me 59 pikë.

Klan News