Milani forcoi pozitën në vendin e dytë të Seria A, pasi mundi Veronën në fushën e saj me rezultatin  3 – 1.

Kjo fitore e çon diferencën me Juventusin e vendit të tretë në 3 pikë.

Po të dielën Juventus barazoi pa gola takimin me Xhenoan në Torino, duke dalë vetëm me 1 pikë nga kjo sfidë.

Serie A ka mbërritur në javën e 29.

Ndeshja më interesante është ajo e mbrëmjes mes Interit dhe Napolit.

Tv Klan