Milani mori një barazim të vështirë 1 – 1 në fushën e Lacios në përballjen e zhvilluar mbrëmjen e së hënës. Fillimisht realizoi Lacio me kapitenin Bilia, i cili nuk gaboi në goditjen e 11-metërshit në fundin e pjesës së parë.

Suso shpëtoi Milanin nga humbja me golin e realizuar në minutën e 85’. Në portë për Lacion ishte Strakosha.

Shqiptari zhvilloi një ndeshje të mire, e teta për të në këtë kampionat. Kjo ndeshje i dha fund javës së 24 të Serisë A. Lacio pas kësaj sfidë renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Milan në të shtatin./tvklan.al