Manchester United dhe Manchester City janë dy klubet me kontributin më të madh në rekordin financiar të të ardhurave që Premier League ka vendosur për sezonin e shkuar.

3.6 miliard pound fitim kanë pasur 20 klubet e shkallës më të lartë të futbollit anglez. Pjesëmarrja e dy klubeve të Manchesterit në garat europiane janë arsyet kryesore të rritjes së të ardhurave nga këto dy ekipe.

Raporti financiar është bërë nga kompania “Deloitte”, sipas së cilës klubet angleze të futbollit ka fituar rreth 10% më shumë se një sezon më parë, dhe gjysma e këtij suksesi i dedikohet United-it dhe City-t.

515 milionë pound ka fituar Manchester United. Nga ana tjetër City ka grumbulluar nga e drejta e transmetimit të ndeshjeve të Champions League, sipas formulës që ka përcaktuar UEFA.

Pritet që kontrata e re 3-vjeçare e shitjes së të drejtës së transmetimit të Premier League të vendosë një rekord të ri të ardhurash për skuadrat angleze.

Tv Klan