Kualifikimi në gjysmëfinalet e Ligës së Europës ka sjellë përfitime financiare për Romën, Atalantën, Bajer Leverkusen dhe Marsejën. Pjesëmarrja në kompeticion u garanton ekipeve një fitim prej 3.63 milionë eurosh.

Më pas llogaritet renditja historike, në total 69.75 milionë euro, që ndahet mes klubeve të futbollit në bazë të renditjes. Klubi i Romës do të përfitojë 3.96 milionë euro, kurse i Atalantës 3.17.

Por, ekipet do të shpërblehen në bazë edhe të rezultateve të ndeshjeve, të cilat variojnë nga sfidat në grupe tek ato në fazën me eliminim direkt. Duke mbledhur të gjitha shumat e shpërblimeve, Roma do të arkëtojë në total 22,61 milionë euro, kurse Atalanta arrin në 22, 25 mln.

Pak a shumë të gjitha skuadrat gjysmëfinaliste do të përfitojnë këtë shumë. Ndërsa për gjysmëfinalistet e Conference League shpërblimet nga UEFA shkojnë mbi 13 milionë euro. Fitimet e Fiorentinës shkojnë në 13.23 milionë.

Klan News