Frank-Walter Steinmeier parashikon një periudhë marrëdhëniesh të trazuara gjermano-amerikane nën drejtimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump. Megjithatë ai shpreson se do të gjejë në Uashington njerëz që duan të bashkëbisedojnë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre së bashku me miq të mirë dhe aleatë të besuar.

Ceremoninë e betimit të Trumpit si presidenti ai e quajti një cezurë historike. “Bota e vjetër e shekullit të 20-të ka marrë tani përfundimisht fund”, tha ai.

Steinmeier theksoi se në rastin e ndryshimit të pushtetit “pasiguritë, dyshimet dhe pikëpyetjet për kursin e udhëheqjes së re” janë diçka normale.

“Por në këto kohë të një çrregullimi të ri global bëhet fjalë për më tepër, se sot rreziku është i madh,” shtoi ai.

Në të njëjtën kohë ministri i Jashtëm njoftoi se qeveria gjermane tani do të “kërkojë dialog” me qeverinë e SHBA për t’i “shpjeguar administratës së re qëndrimin tonë, vlerat dhe interesat tona”. Fjala është për një “partneritet të ri mes të barabartësh”./ tvklan.al