KokaMe anë të një urdhëri të veçantë ministri i Mjedisit Lefter Koka u kërkon 390 kryetarëve të Komunave dhe Bashkive në vend të marrin masa të menjëhershme për menxhimin e mbetjeve.

Ai i konsideron ata përgjegjës për situatën brenda territorit të tyre.

Në letër, ministri Koka thotë se si masë e parë e mos zbatimit të detyrimit ligjor për pastrimin e territorit të tyre, do të jetë gjobitja e çdo kryekomunari dhe kryebashkiaku me 500 mijë lekë deri në 1 milion lekë, masë që do të përshkallëzohet edhe më tej në rast se do të konstatohet përsëritje e kundravajtjes.