Ministria e Financave ka vënë re se pas kontrolleve të disa institucione në varësi, se nuk po zbatojnë urdhrin për mospërfshirjen e administratës në fushatë.

Grupeve të inspektimit nuk u është justifikuar mosprezenca në punë e dhjetëra punonjësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Punonjës që mungojnë pa arsye ka edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, atë të Doganave, Drejtorinë e Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë, Laboratorin Doganor, etj.

Në total janë 36 punonjës të administratës fiskale ndaj të cilëve është ka nisur menjëherë procedimi disiplinor.

Tv Klan