Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë që janë të interesuar të ndjekin ndeshjen miqësore Suedi – Shqipëri, se mund të vazhdojnë të blejnë bileta edhe në sektorët 120-121.

Për shkak të interesit të madh, biletat për katër tribunat e vëna në dispozicion për tifozerinë shqiptare, janë shitur të gjitha.

Për këtë arsye, FSHF ka rënë dakord me Federatën Suedeze të Futbollit që të hapen dy sektorë të tjerë për të gjithë tifozët e interesuar për të ndjekur miqësoren Suedi – Shqipëri që do të luhet më 25 Mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit duke nisur nga ora 19:00 dhe do të transmetohet falas në Tv Klan.

Për më shumë detaje, lexoni artikullin e përgatitur nga FSHF-ja./tvklan.al