Përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara

Të 668 mijë pensionistët do të marrin nga 5 mijë lekë bonus me rastin e festave të fundvitit. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë së kësaj të mërkure.

Ibrahimaj tha se tashmë shpërblimi për pensionistët është vendosur në ligj dhe do të jetë i përvitshëm. Përveç pensionistëve shpërblim për fundin e vitit do të ketë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Ndër vendimet e tjera të qeverisë është edhe shpërblimi i sportistëve që arrijnë rezultate në arenën ndërkombëtare. Peshëngritësi Erkand Qerimaj do të shpërblehet sipas standardeve europiane dhe botërore tha ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi.

Tv Klan