76 deputetë votuan pro, 34 kundër, pas diskutimeve në seancën maratonë

Akuzat e forta dhe fyerjet personale shoqëruan seancën maratonë prej më shumë se 12 orësh në Kuvendin e Shqipërisë, e cila mbylli punimet pas mesnate. Mazhoranca i dha dritën jeshile jetësimit të portit të ri turistik të Durrësit duke votuar marrëveshjen me 76 vota pro. Para se fuqia e votës të vendoste për këtë projekt, në seance opozita kundërshtoi me të gjitha mënyrat duke imponuara debatin pa afat për këtë çështje me shume rendësi për Shqipërinë dhe Durrësin, duke bllokuar edhe dy here foltoren dhe vijimin normal të seancës.  

Dita e kryeministrit nisi me një postim në rrjetet sociale për ndërtimin e portit turistik të Durrësit për të cilin thotë se do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë.

Ky projekt do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë Euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë Euro.

Marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgjat 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.  

Kuvendi miratoi në seancë plenare me 77 vota pro Buxhetin e shtetit për vitin 2023 dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë.

Për vitin 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë Lekë, ndërsa planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %.

Tre do të jenë drejtimet kryesore të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, përforcimi i sistemeve të mbrojtjes sociale, garantimi i furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike dhe mos ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike si dhe vijimi i investimeve në rritjen e kapaciteteve digjitale të ekonomisë dhe të qytetarëve.

Klan News