IMiss-Russia-2010-Irina-Antonenko (1)sh – Miss Rusia ka paditur një kompani grafikë-dizajni me qendër në Moskë, pasi kjo e fundit ka përdorur fytyrën e saj për të reklamuar fotografi që vendosen në varre.

Irina Antonenko, 23-vjeç, zbuloi me dhjetëra fotografi të saj në një katalog ku reklamoheshin fotografi të ndryshme për varre dhe pllaka memorialesh.

Tmerri më i madh ishte kur 23-vjeçarja pa se në këto fotorgafi shënohej edhe data e lindjes dhe e vdekjes.

Vetë kompania në fjalë tha se nuk ishte në dijeni që vajza ishte e famshme dhe se e kishin përdorur fytyrën e saj pasi ishte simpatike.

Irina u shpall Miss Rusia në vitin 2010 ndërsa ka marrë pjesë edhe në Miss Universe.

E.Kalaja