Në 1 prill “Stop” transmetoi sesi mishi me origjinë nga Brazili, importohet nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”.

Më pas në etiketë shkruhej “mish i freskët nga Kosova”. Me kamera të fshehtë, morëm rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositëm 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë.

Por dokumentet u bënë sikur 1 ton mish fileto viçi ishte mish i freskët nga Kosova i therur në Janar 2024.

“Apetit” me ndihmën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me inspektor Qenan Maxhuni bënë të mundur falsifikimin e origjinës së mishit nga Brazili në Kosovë.

Pas transmetimit, ministri i Bujqësisë në Kosovë, Fatos Peci tha se do të merren masa.

Por në një reagim Autoriteti i Ushqimit në Kosovë bëri me dije se mishi ishte në therur në këtë vend dhe jo nga Brazili, siç pohonte vetë subjekti që e tregtonte.

Nga ana tjetër “Stop” tregon se mishit i është hequr etiketa./tvklan.al