Pastori Paulin Vilajeti ka një qëndrim tërësisht  kundër projektligjin për lejimin e abortit te adoleshentet. Ai e konsideron vrasje një vendim të tillë e deri në një akt satanik. Pastori rrëfen në “Shije Shtëpie” në Tv Klan një histori në vitet 2000 kur pa sesi një mjek, pasi kishte kryer abortin e një fëmije, e kishte vendosur brenda një shisheje plastike dhe qeshte me të.

“Unë nuk e harroj kurrë, në vitin 2002  kam qenë te materniteti që ka  qenë mbrapa stadiumit ‘Dinamo’ dhe aty, unë nuk do e harroj kurrë zgërdhirjen e një gjinekologu i cili kishte prerë një shishe plastike dhe në fund të shishes plastike, kishte vendosur një bebe të vogël që e kishte abortuar dhe duke zgërdhirë dhëmbët, ia tregonte prindërve të vajzës. Ky është satanizëm, kjo është vrasje, unë do të jem kundër dhe armik sa të jem gjallë. Unë mendoj, kushdo që të jetë, do të dal në protestë përpara parlamentit kur kjo gjëja të bëhet”, përfundoi pastori./tvklan.al