Kjo panverë sjellë në modë një motiv vërtet shumë interesant, plot me ngjyra dhe gjallëri.

4

E nisur nga stilistët në javët e modës dhe e vijuar nga bloger-ët dhe Street Style, motive me motive etnike dhe tribale  do të jenë një ndër elemente kyç të modës në këtë pranverë.

sfilata-valentino-850504_w650

Një look që do të gjallërojë humorin tuaj, duke kombinuar qëftë dhe vetëm një element të veshjes tuaj më ketë motiv.

2

Këshillat për të kombinuar veshjet etnike

Të krijosh një paraqitje të tërë më motive tribale mund të jetë e vështirë, kështu nëse do të ndjekësh trendin pa shumë sforcime, mund të ndjekësh këto tre këshilla.

Vish një fustan me stampa etinke

look-con-i-motivi-etnici-850603_w650

Kjo është zgjidhja më e lehtë, një fustan me stampa etnike për t’u kombinuar me aksesorë të thjeshtë. Vetë stampimi plot ngjyra do të bëjë punë më të madhe dhe ju mund të keni një paraqitje shik dhe në modë pa shumë lodhje.

Vishni vetëm një element me stampë etnike

look-con-i-motivi-etnici-850580_w650

Nëse nuk dëshiron që kjo tendencë të diktojë tërësisht paraqitjen tënde, por të jesh sërisht në modë, provo të miskosh vetëm një element me motive tribale, si një xhaketë, fund, pantallona, etj.

Zgjidh vetëm një aksesor me bazë etnike

look-con-i-motivi-etnici-850569_w650

Kjo është zgjidhja me diskrete për ato që e duan këtë motiv, por pa rënë shumë në sy. Një look i thjeshtë dhe shoqëruar vetëm asksesor me këtë temë, siç mund të jenë këpucët, çanta, ose ndoshta dhe një bizhuteri me ngjyra ose me thurje etnike, mund të kombinohet në mënyrë të përkyer me një veshje bardhë e zi./tvklan.al