Një turist 48-vjeçar ka kaluar ndoshta një nga çastet me më adrenalinë në jetën e tij, kur pa që pak centimetra larg tij të kalonte një peshkaqen gjigand.

Ryan Leith ishte duke notuar në det pranë brigjeve të Skocisë kur pranë tij u shfaq kafsha gjigande.

“Pashë jo një, por dy peshkaqenë që po ushqeheshin me plankton”, tha 48-vjeçari që u fut nën ujë me një kamera “GoPro” për të filmuar këtë eksperiencë.

“Ishte e mrekullueshme të isha nën ujë me një kafshë kaq të madhe dhe të fuqishme”, shprehet ai. Peshkaqeni ishte rreth 6 metra i gjatë. Bëhet fjalë për peshkaqenin e quajtur “basking”, i dyti për nga madhësia.

Ky lloj peshkaqeni ishte pre e peshkatarëve norvegjezë në vitet ’50-’60, por tani janë një specie e mbrojtur dhe për fat të mirë numri i tyre po rritet.

Peshkaqenët basking rrallë sulmojnë njerëzit dhe konsiderohen të padëmshëm. /tvklan.al