Moody's sign on 7 World Trade Center tower in New YorkAgjensia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Aftësive Kredituese Moody’s ka publikuar raportin e analizës vjetore për Shqipërinë.

Në këtë raport të 21 tetorit, agjensia ngre shqetësimin lidhur me raportin e lartë të borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto, që parashikohet të rritet në 73% në vitin 2015 dhe me maturimin e eurobondit 300 milionë eurosh.

Po kështu, sipas Moody’s vendi do të ketë nevojë të madhe për të marrë boxh vitin e ardhshëm.

Agjencia Moody’s ka mbajtur të pandryshuar nivelin B1 për ekonomine shqiptare, me këndvështrim të “qëndrueshëm”.

Por nënvizon se vendi mbetet i fundit në rajon përsa i përket gjenerimit të të ardhurave.

Raporti i Moody’s është ndalur edhe në problemin e nivelit të lartë të kredive të këqija në Shqipëri dhe në problemet në sektorin energjitik.

Në raport vlerësohet si zhvillim pozitiv marrja e statusit kandidat.

Moody’s pret efekte të tjera pozitive me afrimin e vendit me Bashkimin Europian, si një faktor i rëndësishëm i flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.

Tv Klan