Pak orë pas çlirimit, Mosuli i ngjan një qyteti fantazëm.

Gëzimi i fitores po shoqërohet me një bilanc tragjik . Kudo shihen pasojat e një lufte shkatërrimtare për qytetin e dytë më të madh të Irakut.

Në qytetin e vjetër pothuajse çdo ndërtese është e pabanueshme.

Të mbijetuarit panë të afërmit e tyre të vriteshin pa mëshirë. Shumë nga ata që tentuan të iknin u qëlluan me snajper nga çatitë e ndërtesave të bombarduara.

Ata që nuk arritën të largohen jetuan të fshehur për 9 muaj. Nëse dilnin nga vendstrehimet ushtarët e ISIS i rrëmbenin për t’i përdorur si mburoja njerëzore.

Por të mbijetuarit e Mosulit tashmë kanë përpara një tjetër luftë, atë me urinë dhe kushtet e rënda humanitare.

Ishte viti 2014 kur al-Baghdadi bëri thirrje për krijimin e kalifatit nga xhamia e madhe në Irak, edhe ajo e shkatërruar.

Fitorja e trupave irakiane në Mosul nuk i jep ende fund kërcënimit që vjen nga ISIS. Shteti Islamik kontrollon ende pjesë të tjera të Irakut dhe Sirisë.

Tv Klan