Moti për sot do të jetë i qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë e motit do të mbetet deri në orët e pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore e verilindore. Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 2 ballë./tvklan.al