opera

Ermonela Jaho, Inva Mula apo Gëzim Myshketa ishin disa nga emrat e njohur të skenave botërore që kënduan në shtëpinë e operas në Tiranë në sezonin që lam pas.

Nën statusin e të ftuarëve specialë, ambasadorët e Shqipërisë në Evropë dhe përtej saj, e bënë detyrën e tyre, ata nuk kërkuan asnjë pagesë nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, me një buxhet që nuk i përballonte shpenzime të tilla.

Për Drejtoren Artistike, Abigela Voshtina, kjo është një praktikë që nuk mund të ndiqet më.

Edhe për sezonin e ardhshëm, zërat e tenorëve, që i mungojnë skenës së operas do të vazhdojnë t’i kërkojnë përtej kufijve shqiptarë, për aq kohë sa shkolla jonë, sipas Abigela Voshtinës, nuk nxjerr zëra të tillë.

Jeta artistike e Teatrit të Operas dhe Baletit pritet të jetë e vështirë pas Tetorit, ku pritet të nisë rikonstruksioni. Skena në Universitetin e Arteve, Radio – Televizioni Shqiptar, apo Teatrot e Rretheve, janë disa nga ambientet që mund të shfrytëzohen për të mbajtur gjallë këtë institucion.

Tv Klahn