Rritja e numrit të turistëve në vend ka sjellë një rritje të numrit të vizitorëve në sitet arkeologjike, e për rrjedhoje dhe një udhëzim të ri që çdo park arkeologjik e muze, të punojnë me orare të zgjatura dhe në çdo ditë të javës.

Udhëzimi i dhënë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka shkuar në të gjithë Drejtoritë Rajonale Kulturore, e do të zbatohet deri në 31 Tetor të këtij viti.

Në Amfiteatrin e Durrësit, ka nisur zbatimi, duke qenë në shërbim të vizitorëve nga ora 9 e mëngjesit deri ne orën 19:00.

Masat janë marrë edhe në Gjirokastër, qytet që ka pritur një fluks vizitorësh vitin që lamë pas, jo vetëm në sitet kombëtare por edhe ne muzetë që varen nga Bashkia.

Këto orare do të reduktohen me hyrjen e muajit Nëntor, ndërsa pritet që këtë vit, turizmi kulturor të presë mbi 1.7 milionë vizitorë.

Tv Klan