Julian Nagelsmann ka njoftuar listën e plotë të futbollistëve që do të grumbullojë për Euro 2024.

Aleksander Pavloviç, Maximilian Beier dhe Alexander Nübel janë ‘debutuesit’. Në fakt Beier dhe Pavloviç u grumbulluan në miqësoret e Marsit, por nuk luajtën, ndërsa Nübel merr thirrjen e tij të parë në kombëtare pas paraqitjes së tij të mirë me Stuttgartin këtë sezon.

Mungesa e madhe dhe më e dukshme edhe Mats Hummels. Futbollisti i Borussia Dortmundit ka qenë një nga qendërmbrojtësit më të mirë të ekipit që do të luajë edhe në finale e Champions pa pësuar asnjë humbje. Në vend të tij, Nagelsmann ka zgjedhur Robin Koch të Eintracht Frankfurt.

Në përgatitje për Europianin që nis në më pak se një muaj, Gjermania do të luajë dy ndeshje përgatitore kundër Ukrainës dhe Greqisë. Si kombëtarja e vendit pritës së finaleve do të hapë turneun me ndeshjen kundër Skocisë në Mynih.

Tv Klan