napoli

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë duke e mundur Juventusin vetëm pas goditjes së 11-metërshave me rezultatin e përgjithshëm 8 – 7.

Ndeshja e zhvilluar në Doha ka qenë tepër energjike. Goli i parë është shënuar pak minuta pas nisjes. Carlos Tevez ka qenë i vëmendshëm duke shfrytëzuar një pakujdesi të mbrojtjes napoletane.

Rastet kanë qenë në të dy portat dhe goli i barazimit është reziluar në 68’ nga Gonzalo Higuain. Asnjë mundësi nuk ka sjellë gol deri në fund të lojës së rregullt që ka përfunduar në barazim 1 – 1.

Situata nuk është zgjidhur as në pjesët shtesë. Në minutën e 106’ të takimit ka qenë përsëri Carlos Tevez që ka kaluar Juventus në avantazh, por në të 118’ Gonzalo Higuain ka barazuar përsëri rezultatin.

Te goditjet e 11-metërshave ka qenë një tjetër sfidë e fortë. Merita e portierëve apo gabimet e lojtarëve kanë bërë që të goditen 15 penallti.

Në fund kanë festuar futbollistët e Napolit që ka fituar pas 24 vjetësh Superkupën e Italisë. Ky është një shpagim për një sezon që nuk ka nisur mbrarë në kampionat dhe Europë.

Tv Klan