napoli

Napoli po vrapon direkt titullit edhe pse me një fitore të vuajtur ndaj Carpi. Sfida në stadiumin “San Paolo” përfundoi me rezultatin 1 – 0, me një 11-metërsh të realizuar nga Higuain.

Carpi luajti me 10 futbollistë prej minutës së 56’, pasi mesfushori Bianco u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Kjo është fitorja e tetë radhazi e Napoli, duke kaluar kështu edhe skuadrës së Maradona në sezonin 1987-1988.

Juventus vijon me të njëjtin hap me ekipin kryesues. Sukesi i radhës me rezultatin 2 – 0 u arrit në fushën e Frosinone. Milan barazoi 1 – 1 jo me pak vështirësi me Udinese, në takimin e luajtur në “San Siro”.

Në barazim e mbylli edhe skuadra tjetër e Milanos, Inter. Në Verona takimi përfundoi me rezultatin 3 – 3. Kjo është java e 24 e Serie A.

Tv Klan