NASA po punon për nisjen e një anijeje kozmike që do të shkojë në orbitën e diellit.

“The Parker Solar Probe” do të niset në Qershor të 2018-s dhe pritet të arrijë në orbitën e diellit në vitin 2024.

Anija do të jetë në madhësinë e një makine dhe do të durojë temperatura deri në 1,300 gradë Celcius dhe pritet t’i kushtojë NASA -s 1.5 miliardë dollarë.

Me dërgimin e “The Parker Solar Probe” në orbitën e diellit shkencëtarët do të kenë të mundur të marrin informacione se çfarë ndodh 89 milionë milje larg Tokës./tvklan.al