cmimet-fevziuKthyer në traditë për të tretin vit radhazi Komuna e Shëngjinit dha çmimet letrare “At Zef Pllumi”.

Botimet më të mira në memoralistike, publicistike, poezi dhe prozë u vlerësuan nga kjo njësi vendore në një aktvitet të organizuar me një pjesmarrje mjaft të gjerë.

Kryetari i Komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj ndjehet krenar për këtë traditë.

Juria e përbërë nga Mark Marku, Bardhyl Londo, Agron Gjekmarkaj, Alma Mile si dhe Parid teleferiqi  shpalli  fituesit .

Në kategorinë e publiçistikës gazetari Blendi Fevziu me veprën “Ahmet Zogu President që u bë Mbret” si dhe publicisti Mustafa Nano për veprën “Pax Albanica”.

Në memorialistikë iu dha çmimi Institutit të studimit të krimëve dhe pasojave të komunizmit me veprën “fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist”, në prozë Virion Gracci për vepren  “Kthiba e Hijëve” si dhe në poezi Lisandri Kola për vepren “Fluturat Vdesin në Maj”.

Në këtë aktivitet Komuna nderoi me titull mirënjohje e qytetit të Shëngjinit edhe disa përsonazhe që kanë kontribuar në zhvillimin e kësaj zone.

Tv Klan