ariana-seanPas 8 muajsh sëbashku, Ariana Grande dhe Big Sean i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga një përfaqësues i çiftit, i cili tha se Grande dhe Big Sean mbeten miq të mirë, ndërsa kërkoi nga mediat që të respektohet privatësinë e dy këngëtarëve rreth kësaj çështje.

Siç shkruan US Weekly, dy artistët mësohet se janë ndarë disa javë më parë. Sipas një burimi të revistës amerikane, shkak janë bërë datat e turneve të vitit të ardhshëm, që i detyronte ata të qëndronin pjesën më të madhe të kohës larg njëri – tjetrit. /tvklan.al