302C945B00000578-3400068-image-a-17_1452806290432

Është ndarë nga jeta në moshën 73 – vjeçare, pas një beteje të gjatë më kancerin, bashkëshorti këngëtares Celine Dion, Rene Angelil. Së bashku prej një jete dhe përkrah njëri-tjetrit në momente të vështrira, çifti Dion-Angelil, është ndarë përgjithmonë.

Angelil u nda nga jeta në shtëpinë e çifti i Las Vegas, për një beteje kurajoze prej thuajse 20 vitesh me kancerin. Fatkeqësisht bashkëshorti i këngëtares, humbi jetën pikërisht disa ditë përpara ditëlindjes së tij të 74-ët dhe përvjetorit të 21-të të martesës së sij me divën e muzikës.

Njoftimi është bërë nga vetë artistja nëpërmjet stafit të saj, në status në profilin e saj në Facebook. Për këtë arsyeja 47-vjeçarja ka anulluar të gjitha shfaqjet e saj në Las vegas, deri në muajin shkurt.

302CC26900000578-3400068-_pictured_in_1982_-m-67_1452810790006

Celine Dion ishte vetëm 12 vjeç, kur Rene Angelil, u bë mentori dhe menaxheri i saj.

302C93B000000578-3400068-image-m-54_1452808163703

Vetëm në vitin 1993 Dion dhe Angelil, bënë daljen e tyre të parë publike si çift, ndërkohë që në vitin 1994 ata u martuan./tvklan.al