Winnie Mandela, ish-bashkëshortja e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Ajo ka qenë aktiviste dhe simbol i luftës anti-aparteid në Afrikë për rreth 30 vite.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është konfirmuar nga ndihmësi personal. Ndërsa zëdhënësi i familjes, Victor Damlini tha në një deklaratë se Winnie Mandela vdiq pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje.

Winnie Mandela kishte lindur në vitin 1936 dhe ishte një punonjëse sociale, para se të takohej me Nelson Mandelën në vitin 1950. Martesa e tyre zgjati 38 vite, megjithëse për gati 30 vite ata ishin të ndarë për shkak të burgosjes së Nelson Mandelës.

Dy vjet pas daljes së tij nga burgu dhe pasi mori postin e Presidentit të Afrikës së Jugut, çifti Mandela u divorcua në vitin 1996. Megjithatë, Winnie mbajti mbiemrin e tij dhe vazhdonte të mbante lidhje me Nelson Mandelën edhe pas divorcit. /

tvklan.al