Serbët kanë paralajmëruar se gjatë ditës së dielë do të mblidhen tek monumenti i Llazarit në veri të Mitrovicës, për të protestuar kundër “përpjekjes për shtypjen dhe frikësimin e serbëve”.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja serbe Blic.rs.

Protesta në fjalë vjen pasi të shtunën, autoritetet në Kosovë ndaluan hyrjen e një treni që ishte nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, duke e detyruar të kthehej mbrapsht./tvklan.al