Dy punonjës policie të burgut të Shënkollit në Lezhë janë vënë në pranga. Ata akuzohet për shitje të lëndëve narkotike brenda ambjenteve të këtij institucioni. Sipas bluve të Lezhës bëhet me dije se, është arrestuar Miklovan Kuçi. 37-vjecarit me detyrë punonjës policie në burgun e Shënkollit i janë kapur 3.55 gramë kanabis sativa, të cilat dyshohet se do t’ua shistë të burgosurve.