Nëse keni zakon të shikoni video +18 në celularin tuaj, duhet t’i jepni fund menjëherë.

Studiuesit në Londër kanë zbuluar se videot për të rritur ju bëjnë më të predispozuar ndaj dëmtimeve në software dhe rrjedhjes së të dhënave.

Kompania këshillimore “Wandera” ka zbuluar se celularët janë shumë më të ekspozuar ndaj viruseve sa sa PC-të. Kjo pasi celularët nuk kanë të njëjtën siguri si laptopët dhe kompjuterët desktopë.

Sipas “The Independent”, nuk janë vetëm videot me imazhe pornografike ato që janë të rrezikshme, po ashtu rrezik të madh paraqesin edhe sajtet e bixhozit, rrjetet e reklamave, etj.

Editori “Wandera”, La Porta tha se shikimi i videove për të rritur në celular është shumë më i rrezikshëm se sa në PC apo laptop. Ai paralajmëroi në mënyrë të veçantë ata që përdorin celularë me sistem operimi Android, të cilët janë më të ekspozuar se ata që përdorin IOS.

Sipas La Portas në rrezik të madh janë edhe të dhënat personale të personave që shikojnë video në site +18 në lelular./tvklan.al